Presidenti i Lazios, Claudio Lotito insiston se Sergej Milinkovic-Savic nuk është “në shitje” dhe mund të largohet vetëm për një “ofertë të çmendur”.
Serbi është përfolur për transferim te klubet e mëdha si Juventusi, Real Madridi dhe Manchester United, por “Aquile” nuk do t’i lejoj atij të largohet për ndonjë ofertë më të vogël se 120 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
“Ne nuk e kemi vendosur atë asnjëherë në shitje”, insistoi Lotito.
“Ne jemi duke pritur për oferta pa pasur nevojë të shqetësohemi rreth shitjes së tij. Ai nuk performoi më pak seç është pritur në Kampionatin Botëror, ai ishte caktuar për një rol që nuk ishte i tij”
“Ai nuk është në shitje, sigurisht se gjithçka mund të shitet, por vetëm për një ofertë të çmendur”
MINTI publikon çmimet e derivateve
Policia në Deçan hap rast për pistoletë të raportuar si e vj...
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...