Ylli i Juventusit, Gonzalo Higuain mund të largohet nga “Zonja e Vjetër” këtë verë dhe reprezentuesi argjentinas pritet t’i bashkohet AC Milanit ose Chelseas.
Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Beppe Marotta sapo ka konfirmuar se “Bianconerët” janë duke menduar për të ardhmen e tij në klub, transmeton portali arbresh.info.
AC Milani ka qenë në bisedime për të nënshkruar me ish yllin e Napolit, por Juventusi është i hapur për të shitur atë vetëm për një tarifë prej 60 milionë euro.
AC Milani mund të paguaj tarifën e lojtarit nëse ata shesin Kalinicin, Andre Silvan dhe Carlos Baccan.
Aktualisht, nuk ekziston asnjë marrëveshje mes Juventusit dhe AC Milanit rreth shkëmbimit të përfolur në një marrëveshje që përfshinë Higuainin, Bonuccin dhe Caldaran./arbresh.info/
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...