Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes një komunikate iu bënë thirrje të gjithë fermerëve të pemëve dhe perimeve që janë të mbrojtur me vendimin 02/57 të Qeverisë së Kosovës që të mos luajnë me çmimet e tregut duke dëmtuar konsumatorin.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke e monitoruar tregun çdo ditë dhe nëse gjejmë se çmimet e pemëve dhe perimeve, janë ngritur do të reagojmë me heqjen e masës së përkohshme mbrojtëse. Qëllimi i masës mbrojtëse është për t’i mbrojtur prodhuesit vendor nga konkurrenca e padrejtë, por jo dëmtimi i konsumatorëve me ngritje të çmimeve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.
Sipas njoftimit Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke u angazhuar fuqishëm që t’iu del në mbrojtje prodhuesve vendor, por jo duke i dëmtuar konsumatorët.
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...