Sipas tyre në Shqipëri situata ka qenë relativisht e qetë, sepse kjo verë është dominuar nga masa ajrore të paqëndrueshme, jo shumë të nxehta, të cilat kanë gjeneruar edhe reshje në pjesën më të madhe të vendit, të cilat në disa raste kanë qenë deri në lokalisht shumë intensive.
Era gjithashtu në shumicën e kohës ka fryrë e lehtë deri mesatare.
SITUATA NË VIJIM:
Pritet të vazhdojë të jetë e qetë, të paktën deri në gjysmën e dytë të gushtit: territori i Shqipërisë pritet të përshkohet nga rryma ajrore më të lagështa në krahasim me vlerat normale të gushtit në vite dhe temperaturat gjithashtu pritet të jenë deri në 2-3 gradë më të ulëta se temperaturat normale të muajit ndër vite.
Postuar mund të shikoni pamjet mbi anomalite e reshjeve që priten deri më 19 gusht, referuar ECMËF, ku mund të shihet qartë që deri në këtë datë vlerat e reshjeve që pritet të bien, janë më të larta se normalja.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër