Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka hedhur poshtë transferimin e mundshëm të Miralem Pjanicit nga Juventusi.
City është shfaqur si një lider në garën për shërbimet e tij gjatë ditëve të fundit dhe madje thuhej se kampioni i Anglisë ka përgatitur 100 milionë euro për ish lojtarin e AS Romas, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Guardiola është cituar nga ‘CityWatch’ duke thënë në një konferencë për shtyp:
“Ai është një lojtar i Juventusit. Ne nuk jemi interesuar për të. Ne kemi edhe disa javë para përfundimit të merkatos së transferimeve. Ne do të vendosim, por në këtë moment ne jemi shumë mirë. Ne kemi lojtarë për çdo pozitë”
“Ne do të shohim në ditët e fundit nëse ne do të nënshkruajmë me ndonjë lojtar apo jo. Departamenti i skautëve është gjithmonë duke shikuar për lojtarë në të gjitha pozicionet”
“Ne nuk kemi më pak lojtarë në mesfushën defanzive sepse ne kemi lojtarë që luajnë në atë pozitë”
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...