Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i hodhi poshtë deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli, se Serbia u dhuron armë disa shteteve, në këmbim të tërheqjes së njohjes së Kosovës.
“Ne nuk dhurojmë armë, ne shesim armë dhe i shesim në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Ç’kuptim kanë akuzat? Apo u pengon se gjithnjë e më pak vende po e njohin Kosovën? Ne do të shesim edhe më shumë armë”, tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Autoritetet në Prishtinë, ditëve të fundit, i kanë bërë thirrje Beogradit zyrtar që të ndalojë të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të hënën se ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që të ushtrojnë ndikimin e tyre për krijimin e një “armëpushimi politik” me Serbinë.
Pacolli, ndërkaq, tha se Serbia po lobon ashpër kundër Kosovës dhe se të dhënat e ministrisë së tij tregojnë se ajo dhuron dhe shet armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës.
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...