Gjyqtari Ervin Metalla nuk e ka patur të lehtë ta pranojë Vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që vendosi sot shkarkimin e tij.
Ky vendim erdhi pasi rezultoi se gjyqtari i Apelit të Tiranës kishte kryer një seri transaksionesh për blerjen e një apartamenti dhe një garazhi në vitin 2007 në Tiranë.
Më në fund, mbase edhe për çliruar paksa zemërimin, gjyqtari i cili nuk mori pjese ne seance, ka vendosur të reagojë me një poezi krejt ironike, në rrjetet sociale.
KU TA DIJA UNE I VARFRI
Mora pushkën dola malit,
Të luftoja për atdhe,
Ku ta dija unë i varfri,
Se armiku ishim ne.
Mora pushkën, dola malit
Të luftoja per liri,
Ku ta dija une i shkreti
Se armiku ishe ti.
Mora pushkën dola malit
Të luftoja ne furtunë;
Ku ta dija une i ngrati
Se armiku isha unë.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër