Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar sot në Kuvend se kërkesa e pozitës për të krijuar unitet me presidentin Hashim Thaçi për dialogun është ironike.
Sipas tij, presidenti Thaçi në shoqërinë kosovare është simbol i përçarjes, raporton arbresh.info.
“E kam dëgjuar një kërkesën absurde nga pushteti e kjo është thirrja që ta krijojmë një unitet me presidentin Thaçi, kjo kërkesë është ironike sepse Thaçi në shoqërinë tonë është vetë simboli i përçarjes. Kush i ka fajet për këtë?. 20 vite karrierë politike këtij personi i kanë mësuar rregullën që ai ka, bashkëpunëtorët i trajton si çorapet, nëse e lavdëron ai të ngrit, pak me dasht të bënë edhe kryeministër apo drejtor i Inteligjencës”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, është dëmë i madh t’i lihet fati i tryezave të ardhshme një njeriu si Hashim Thaçi./Arbresh.info
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...