Ish-kryeministri ka përshkruar 4800 km në këmbë

17:43 | 22 Korrik 2018
Arbresh.info

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur shpesh për pasionin e tij për notin por edhe për ecjen, ndërsa shpesh herë ka thyer edhe rekordet që i ka vendosur vetes.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha tregon se si aplikacioni Fitbit i ka dedikuar atij çmimin e Saharasë, pasi ka përshkruar me këmbë 4800 km të gjatësisë së shkretëtirës. Sipas Berishës gjatësia në fjalë është nga Oqeani Atlantik në Detin e Kuq.

Ja mesazhi i plotë

“Miq, Fitbit me dergoi Çmimin e Saharase, dmth kam pershkuar me kembe 4800 km pra te gjithe gjatesine e saj nga Oqeani Atlantik ne Detin e Kuq! Nga zemra ju uroj te diele te mbare! Sb”, shkruan Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale