Policia Kufitare ka shtuar sportolet në doganën e Morinës, aty ku fluksi i kosovarëve drejt Shqipërisë është i pashmangshëm.
Nga 10 sportele këtë të dielë u deshën 14 të tilla, dhe fluksi është ndjerë në të gjithë gjatësinë e rrugës.
Duket sikur askush nuk ka mbetur pas në Kosovë. Mijëra vetë i janë drejtuar bregdetit.
Që në orët e para të kësaj të diele në pikën kufitare kanë mbërritur qindra automjete dhe autobusë për të kaluar fundjavën dhe pushimet në Shqipëri.
Ndryshe nga herët e tjera, Policia Kufitare ka shtuar numrin e sporteleve, sipas ngarkesës nga 10 deri ne 14 sportele, duke krijuar kushte optimale për kalimin e lirë dhe pa vonesa të kufirtit.
Edhe pse fluksi i qytetarëve të kosovës ka qenë shumë i lartë,shtimi i sporteleve dhe procedura e përshpejtuar që aplikohet nga Policia Kufitare kanë shmangur radhët dhe kohëzgjatjen në doganë.
Sipas Policisë Kufitare vetëm në orët para të ditës deri në orën 7 kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës më shume se 820 mjete me rreth 6 mijë qytetarë.
Fluksi i lëvizjes është ndjerë përgjatë gjithë Rrugës së Kombit, e cila nga 1 Korriku e në vijim monitorohet me patrulla të përbashkëta të policisë së dy vendeve./abcnews.al
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...