Qeveria ruse ka bërë thirrje tek ambasadori grek në Moskë për të protestuar dëbimin e dy diplomatëve rusë në kohën kur Maqedonia po planifikon të bëhet anëtare e NATO-s.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha në një deklaratë se ka bërë thirrje që ambasadori Andreas Friganas të shprehë protest kundër deklaratave anti-ruse nga ana greke.
Greqia javën e kaluar ka dëbuar diplomatët rusë nga Athina dhe ka ndaluar hyrjen e dy automjeteve ruse në shtet, për shkak të, sic thonë, financimit të protestave kundër marrëveshjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, që ndikon drejtpërsëdrejti në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Moska zyrtare ka kundërshtuar këto deklarime, por ka qenë kritikuese ndaj marrëveshjes së emrit dhe qëllimit të anëtarësimit në NATO.
Ambasadori rus në Bashkim Evropian, Vladimir Chizhov, tha se marrëveshja është ligjërisht e dyshimtë.
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...