Një video e postuar së fundmi tregon një grua me biçikletë duke tentuar të kalojë urën e Uiskonsinit.
Por, ajo bie në vrimën e urës, transmeton portali arbresh.info.

Në fillim të videos, 37 vjeçarja shihet duke ngarë biçikletën përgjatë urës, përkundër paralajmërim që portat do e bllokojnë rrugën e saj.

Ajo shihet duke goditur njërën nga portat përpara se të rrokulliset dhe të bie në hendekun e urës, që është hapur për të lejuar kalimin e trafikut me barkë.
Policia tha se operatori i urës ishte alarmuar për incidentin dhe siguroi që ura të qëndrojë e hapur derisa të arrijë ndihma.

Fatmirësisht, pas ofrimit të ndihmës nga kalimtarët e rastit, gruaja ka pësuar lëndime vetëm faciale dhe jo të rrezikshme për jetën./Arbresh.info/
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës