Pas ngjarjes që tronditi qytetin e Shkodrës të dielën, ku burrë e grua u gjetën të vrarë me armë zjarri në mjetin e tyre, policia ka nisur kontrollet blic, ku vetëm në një lokal bastesh u arrestuan tre persona me armë zjarri.
Operacioni i Policisë dhe FNSH së Shkodrës arrestoi në një lokal në Vaun e Dejës Enduel Bajraktari, 29 vjeç, Mirjan Ndoj, 27 vjeç, dhe Marisjen Gjoka, 20 vjeç, banues në Vau i Dejës.
“Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e sallës së lojërave lloto, në qytet Vau i Dejës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56 dhe dy pistoleta tip TT. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enduel Bajraktari u gjet dhe u sekuestrua 500 gram lëndë e narkotike Cannabis Sativa”,thuhet në njoftimin e policisë.
Por teksa policia e Shkodrës bën të ditur se ata dyshohen se janë autorë për disa vepra të tjera penale, por pa saktësuar konkretisht për çfarë bëhet fjalë, teksa gjithë policia e Shkodrës është ngritur në këmbë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Për momentin tre të rinjtë akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./tch

Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League