Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputetja e Partisë Social Demokratike (PSD), Aida Dërguti në një intervistë dhënë Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth iniciativës së PSD-së për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për platformën e dialogut, Kosovë-Serbi në Bruksel.
Dërguti tha se LDK-ja dhe VV-ja, nuk i dhanë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të tillë.
Sipas saj, mos mbajtja e kësaj seance ia mundëson presidentit të vendit Hashim Thaçit, shkuarjen në Bruksel ashtu siç ka bërë gjithmonë.
“Mos mbajtja e kësaj seance ia mundëson Hashim Thaçit, shkuarjen e tij siç ka bërë gjatë këtyre viteve. Duke mos pasur konsensus brenda, Thaçi ka përfunduar qoftë në pozicionin e kryeministrit duke shkuar vet, duke bërë e nënshkruar marrëveshje për të cilat më vonë kemi pasur kokëçarje të mëdha. LDK dhe VV-ja nuk na i ka dhënë nënshkrimet. Përgjigja iu takon atyre pse nuk na i kanë dhënë nënshkrimet”, ka thënë Dërguti
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...