Nga sheshi “Skënderbej”, finalen e Kupës së Botës e ka ndjekur edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me ambasadoren e BE, Romana Vlahutin.
Në një prononcim për Ora News, Veliaj tha se tifoz ishte me Anglinë, por në finale nuk ishte me fituesin, por me skuadrën humbëse të Kroacisë.
“Në kampionat isha me Anglinë, kurse në këtë ndeshje isha me Kroacinë. Kështu që të mos bëhem politikan dhe të them që isha me fituesin, unë nuk isha me fituesin”.
Por kryebashkiaku kishte një arsye që të ishte i lumtur për fitoren e Francës.
“Për një burrë është shumë e rëndësishme që gruaja të jetë e kënaqur. Gruaja ime ka jetuar në Francë, ka studiuar në Francë dhe ishte me Francën. Kështu që minimalisht si një tifoz që nuk fitoi ekipi i vet do kthehem në shtëpi në një grua të lumtur ku fitoi ekipi i saj. Kështu që Ajola është e lumtur që fitoi Franca dhe unë jam OK”.
Ai tha se në një kompeticion madhështor siç është Kupa e Botës nuk ka rëndësi sa komb i madh je.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...