Presidenti amerikan, Donald Trump duket se ka shkelur protokollin mbretëror duke bërë publike bisedën private me mbretëreshën Elizabeth II, e cila, sipas tij, ka theksuar se Brexit ishte një problem shumë kompleks, në një intervistë të dhënë për një media britanike.
Presidenti, i cili ka shkaktuar tashmë zemërimin e autoriteteve britanike gjatë vizitës katërditore në Britaninë e Madhe duke kritikuar kryeministren, Theresa May për mënyrën se si ajo po e menaxhonte Brexit-in, ka takuar mbretëreshën në kështjellën, Windsor.
Ai deklaroi më pas për komentatorin e televizionit, Piers Morgan se kishte diskutuar për çështjen e ndjeshme të daljes së Britanisë së Madhe nga BE.
“Ajo ka thënë dhe ka të drejtë, që Brexit është një problem shumë kompleks, mendoj se askush nuk e imagjinon se sa e komplikuar është kjo çështje”, theksoi ai, sipas një interviste të pulikuar nga gazeta “Mail on Sunday”.
“Të gjithë mendojnë se do të jetë e lehtë, ne do të integrohemi ose jo, duhet të shikojmë se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.
Pavarësisht një sërë mosmarrëveshjesh diplomatike mes Britanisë së Madhe dhe Trump, Theresa May shpreson të arrijë një marrëveshje tregtare me SHBA-në, pas daljes nga BE, përcjell Atsh.
Pasi mori pjesë në samitin e NATO-s dhe zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, presidenti amerikan ndodhet në Skoci në pritje të takimit me homologun rus, Vladimir Putin.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...