Inteligjenca amerikane ka ngritur alarmin e kuq lidhur me mundësinë e sulmeve kibernetike nga shtetet të huaja. Madje autoritetet e krahasojnë nivelin e alarmit me atë të dhënë para sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Amerikane, Dan Coats, ka dhënë alarmin për kërcënime të sulmeve kibernetike dhe konfirmon që situata gjendet në një pikë kritike. Ai arrin aty sa që i krahason shenjat paralajmëruese me ato që i paraprinë 11 Shtatorit.
“Sistemi i alarmit është duke ndezur dhe infrastruktura digjitale që i shërben vendit tonë po sulmohet,” shpjegoi ai.
“Ndodhi në muajt para 11 Shtatorit, sipas drejtorit të atëhershëm të CIA’s, George Tenet, që sistemi ishte me alarm të kuq. Dhe pothuajse dy dekada më vonë, unë jam këtu për t’ju thënë se alarmi i kuq është ndezur përsëri”, u shpreh kreu i inteligjencës amerikane.
Coats pastaj iu referua Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut si vende që janë “duke vazhduar përpjekjet e tyre për të minuar demokracinë amerikane”.
Ai i përshkruan rusët si “aktorët e huaj më agresivë nga të gjithë”. Vende që çdo ditë, tha ai, futen në infrastrukturat tona digjitale dhe që udhëheqin një sërë ndërhyrjesh kibernetike dhe sulmesh kundër objektivave në Shtetet e Bashkuara.
Pavarësisht se dha këtë alarm kaq të rrezikshëm, shefi i inteligjencës nuk sqaroi se çfarë po bëhet për të parandaluar dhe penguar këto sulme.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...