Një takim i mbajtur sot në orët e paradites mes liderëve të koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, si dhe Presidentit Hashim Thaçi, duket se ka përfunduar me një pajtim për fazën finale të Dialogut Kosovë-Serbi dhe Ekipin Negociator.
Lajmi.net, merr vesh se partnerët e koalicionit qeverisës sot kanë pasur para vetës edhe një Dokument Kornizë për Dialogun Kosovë-Serbi, ku përfshihen edhe vijat e kuqe, i cili, siç pohohet, është dorëzuar nga Kryeparlamentari dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Ky dokument, siç thonë burimet e gazetës, pritet t’u dërgohet edhe partive opozitare, që po ashtu kërkohet të përfshihen në Ekipin Negociator.
Liderët institucionalë vazhdojnë të deklarojnë se janë të interesuar për arritjen e një konsensusi të gjerë, në mënyrë që në procesin e dialogut të ketë një përfaqësim gjithëpërfshirës.
Më poshtë, mund ta lexoni të plotë Dokumentin Kornizë për Dialogun Kosovë-Serbi, i prezantuar nga Veseli.

Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...
“Ti smuhesh pa Klodin, po prish çift”, debat mes Elijonës dh...