Është bërë lansimi i projektit të parë “Dig Data” i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit. Ky projekt ka për qëllim publikimin e të dhënave të ndryshme nga të gjitha fushat, shkruan arbresh.info.
I pranishëm në lansimin e këtij projekti ishte Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha se ky projekt do të rritë transparencën në ministri të ndryshme. Ky projekt do të ndihmoj në hapjen dhe shfrytëzimin e të dhënave nga fushat e ndryshme.
“Sot gëzohem qe shoh kaq shumë pjesëmarrjes të të gjitha dikastereve në shfaqjen të të dhënave . Të gjitha institucionet kanë bashkëpunuar në rritjen e transparencës, projekti i Mileniumit për hapje të të dhënave do të ndihmoj të gjithë. Ne jemi ne reforma të thella dhe të rëndësishme dhe kanë lenë anash shumë informata për punën e ministrive të ndryshme dhe dikastereve dhe shpeshherë kjo punë nuk është informuara. Projekti i sfidave të hapjes se të dhënave synon të rrit bashkëpunimi dhe të tregohen rezultatet. Aty ku ka si dhe të informohet shoqëria ketë vit do të punohet për të dhënat e papunësisë, arsimit dhe punësimit. Unë kam shumë besim se nëse punojmë me numra dhe jo me thashetheme do të arrijmë si shoqëri. Kosova synon edhe me tej bashkëpunim me EMSYS-in dhe ndërkombëtarët. Jemi në procese të ndryshme dhe të rëndësishme që nga reforma ne zhvillim e deri të dialogu me fqinjët tanë”.
Në hapjen e këtij projekti që u cilësua mjaftë i rëndësishëm ishte pjesëmarrës edhe ambasadori amerikan Greg Delawie./Arbresh.info/
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...
“Ti smuhesh pa Klodin, po prish çift”, debat mes Elijonës dh...