Juventusi është i hapur për të shitur sulmuesin Gonzalo Higuain, por ‘Sky Sports Italia’ raporton se ende nuk ka arritur ndonjë ofertë dhe se vetëm Chelsea është i interesuar.
Sulmuesi është transferuar nga Napoli për 94 milionë euro gjatë verës së vitit 2016, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, pozita e tij është në dyshime serioze tani pas arritjes së Cristiano Ronaldos nga Real Madridi.
Bazuar në një raport nga burimi i lartpërmendur, “Zonja e Vjetër” kërkon 60 milionë euro për Higuainin, por ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë për të.
Vetëm Chelsea është i interesuar për transferimin e reprezentuesit të Argjentinës, megjithëse ata nuk do të shtrojnë ndonjë ofertë deri sa Maurizio Sarri të emërohet në pozitën e trajnerit.
Ky do të ishte një ribashkim për trajnerin dhe sulmuesin, që kanë punuar së bashku te Napoli./arbresh.info/
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...