Më 14 korrik, kampioni irlandez i arteve marciale mikse Conor McGregor do të festojë 30-vjetorin e lindjes dhe artisti i veprave “hyper-realiste” i njohur me nofkën Aspencrow (Edgar Askelovic) ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të veçantë, një skulpturë prej mermeri.
Ajo do të zbulohet për fansat ditën e lindjes së McGregor, në galerinë e Mayfair’s JD Malat Gallery.
Artistit me qendër në Birmingham i janë dashur 5 muaj për të realizuar këtë skulpturë masive , që peshon 100kg dhe që kap vlerën e 50 mijë stërlinave.
“Për të realizuar këtë vepër kam hedhur sytë pas nga antikiteti, ku sportistët përjetësoheshin në skulptura. Kam marrë edhe disa detaje nga veprat e Mikelanxhelos, disa graffiti moderne, për të paraqitur luftëtarët e kohës”, tha skulptori.

Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...