Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, priti në takim Zëvendës Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo.
Sipas njoftimit për media në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme me UNDP-në në Kosovë si dhe për projektet e përbashkëta lidhur me çështjen e sigurisë dhe programet e veçanta sa i përket luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
“Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e zvogëlimit të numrit të armëve të vogla dhe të lehta, i cili është një program që tash e disa vite implementohet nga UNDP në Kosovë. Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë UNDP për MPB-në. Ai kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen në projekte tjera të përbashkëta”, shkruan në njoftim.
Sipas komunikatës , znj. Alessandra Roccasalvo tha se do të vazhdojnë të përkrahin MPB-në dhe strukturat e sigurisë në aspekte të ndryshme të cilat do të ndikojnë në ngritjen e rendit dhe sigurisë në vend.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...