Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të vendit për arrestimin dhe pastaj lirimin e menjëhershëm të pesë serbëve, mëngjesin e sotëm. Sipas Dedës, ajo që u pa sot, ishte vetëm një ‘show’ me pompozitet.
Postimi i tij i plotë:
Kur një shtet dyshon dhe arreston individë për “kërcënim të sigurisë nacionale” – ja i arreston me të vërtetë sepse po
e rrezikojnë atë siguri, apo nëse nuk e rrezikojnë – nuk bën show fare me arrestime.
Arrestimi me pompozitet dhe lirimi i menjëhershëm i “kërcënuesve të sigurisë nacionale” është diletantizëm i dorës së parë.Përndryshe, edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me partitë politike përbën “kërcënim të sigurisë nacionale”.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...