Treni i udhëtarëve të linjës Elbasan-Durrës ka dalë nga shinat në afërsi të stacionit hekurudhor të Rrogozhinës.
Sipas mediave të Tiranës ngjarja ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor gjatë ndërrimit të parakohshëm të linjës nga punonjësi në shërbim i stacionit hekurudhor të Rrogozhinës.
Shpejtësia e ulët me të cilën lëvizin trenat në linja ka shmangur dëmet në njerëz.
Udhëtarët mes tyre dhe pushues që janë nisur për në plazh kanë zbritur nga treni dhe pritet të sistemohen në mjet tjetër për të vijuar udhëtimin. /Telegrafi/
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...