Bazuar në raportet e fundit nga mediat spanjolle, Juventusi do të përballet me një garë mjaftë të fuqishme për të siguruar shërbimet e superyllit Cristiano Ronaldo.
Juventusi besohet të jetë në një pozitë më të mirë për të nënshkruar me fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë, pasi lojtari ka pranuar kushtet e ofruara nga “Zonja e Vjetër” dhe tani ka mbetur vetëm tarifa e transferimit mes Real Madridit dhe Juventusit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ‘Fichajes’ raporton që Juventusi do të përballet me garë për sulmuesin portugez nga kampioni i Gjermanisë – Bayern Munichu si dhe rivalët e Premierë Ligës – Manchester United dhe Manchester City.
Të gjitha këto klube synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e çmimit të reduktuar të Ronaldos dhe një luftë e mundshme ofertash pritet të shpërthej.
Edhe pse lojtari besohet se favorizon kalimin në Torino, kërcënimet nga tri skuadrat me klas botëror mund të frikësojnë gjigantin italian./arbresh.info/
Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut
Plagoset një person në Ferizaj, i dyshuari në arrati
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Drogë në bodrumin e një banese në Mitrovicë, pronari në kërk...
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...