Nga arsyet e sugjeruara për transferimin e raportuar të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në Juventus, si diçka e pamenduar ose e neglizhuar mund të jetë edhe përfitimi financiar.
Nga shikimi i parë, taksat e larta të Italisë do të dekurajonin dëshirën për tu transferuar, por ligji dhe rregullat janë ato që sugjerojnë që transferime do të ishte i dobishëm në aspektin financiar ndaj Cristiano Ronaldos, transmeton portali arbresh.info.
Fillimisht, ‘ligji i stabilitetit’ i 2017-ës që thotë se për ata që arrijnë në vend dhe nuk kanë banuar në Itali në nëntë nga dhjetë vitet e fundit, një normë e thjeshtë prej 100 mijë eurove është e gjitha që kërkohet për të ardhurat e prodhuara jashtë vendit.
Kjo do të ishte lehtësuese për Rondaldon, i cili ishte akuzuar dhe akuzohet për evazion fiskal dhe mashtrim tatimor, duke shitur të drejtat e imazhit të tij te një kompani në Ishujt e Virgjër Britanikë për t’iu shmangur faktuarve të larta me taksa që vijnë në Spanjë.
Ronaldo është dashur të paguaj një gjobë prej 18.8 milionë euro dhe prandaj ai do të jetë i lehtësuar sa i përket këtij aspekti nëse finalizon transferimin në Itali./arbresh.info/
Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut
Plagoset një person në Ferizaj, i dyshuari në arrati
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Drogë në bodrumin e një banese në Mitrovicë, pronari në kërk...
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...