Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi se bashku me ekipin e emergjencave dhe të zjarrfikësve, kanë qëndruar sot në vendet ku dëmet nga të reshurat e shiut kanë qenë më të mëdha.
Drejtoresha Krapi, ka njoftuar se ekipet e emergjencave kanë intervenuar në disa gypa atmosferik ne Drenas dhe Komoran, ne disa kanalizime dhe ne një shtëpi ku vetëtima ka dëmtuar një pjesë të saj, thuhët në një njoftim të lëshuar nga komuna e Drenasit.
Ajo ka thënë se ekipet e emergjencave janë çdo herë të gatshme për intervenime dhe ka ftuar qytetarët të jenë bashkëpunues në situata të tilla.
Paraditën e së shtunës në Drenas ka rënë shi i rrëmbyshëm dhe ka bllokuar lëvizjën në këtë qytet.

Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...