60.809 kilogram ushqime të pasigurta me origjinë shtazore (mish, produkte të mishit dhe qumësht, peshk, mjaltë dhe vezë) janë shkatërruar nga fillimi i vitit deri në fund të muajit të kaluar.
Nga këto sasi, shërbimet e inspektimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në kuadër të kontrolleve të planifikuara zyrtare dhe mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme inspektuese, kanë shkatërruar 17.141 kilogramë ushqim të pasigurt, thonë sot nga AUV, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një pjesë e madhe, ose 43.668 kilogramë nga ushqimi i pasigurt, kanë shkatërruar operatorët bazuar në sistemet e brendshme të kontrollit të sigurisë së ushqimit (HACCP). Nga ushqimet e pasigurta të shkatërruara nga sasitë totale të shkatërruara, 59.298 kilogramë janë nga prodhimi vendas, ndërsa pjesa tjetër nga importet.
“Bazuar në kompetencat ligjore dhe sistemit të integruar të kontrollit, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka kryer kontrolle të vazhdueshme tek operatorët e ushqimorë në drejtim të përmbushjes së kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për ushqim të sigurt dhe për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit”, thonë nga AUV.
Qytetarë e Maqedonisë mund të raportojnë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, nëse shikojnë mospërputhje me sigurinë e ushqimit.
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...