Partitë opozitare po vazhdojnë të kundërshtojnë përfshirjen në ekipin negociator të dialogut me Serbinë. Ata tashmë janë shprehur të bindur se nuk “do të legjitimojnë” me pjesëmarrje vendimet e dëmshme të presidentit Hashim Thaçi.
Përderisa LDK-ja ka kërkuar që qytetarët të vendosin vija të kuqe për presidentin Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje duke folur për gazetën “Zëri” ka kërkuar nga Kuvendi që sa më shpejt t’i nisë procedurat për shkarkimin e tij. Në anën tjetër edhe kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme “paralajmëroi” se presidenti do të shkarkohet në rast të daljes nga vijat e kuqe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ndërkaq njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë të gabueshëm qëndrimin e opozitës për mospërfshirje në ekipin negociator. Sipas tyre opozita duhet të japë kontribut dhe të mos e lejojnë Thaçin të nënshkruajë asgjë të dëmshme për vendin.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka vija të kuqe në dialogun me Serbinë dhe ato janë në Kushtetutën e vendit dhe se kushdo që i shkel parimet e vendosura në Kushtetutë do të shkarkohet. Ai në këtë mes përmendi edhe shkarkimin e dy presidentëve të mëparshëm. “Ne kemi vija të kuqe, ne i kemi në Kushtetutën e vendit.
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...