Shefi i Programit për Zhvillimin e Federatave Kombëtare në UEFA, Thierry Favre, një përkrahës, mik i FFK-së dhe në veçanti i ish-presidentit Fadil Vokrri, sot i shoqëruar nga djali i madh i ish-presidentit, Gramozi dhe zv. Sekretari i FFK-së Arianit Ahmeti, vuri lule të freskëta dhe bëri homazhe të varri i presidentit Fadil Vokrri, njofton Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton arbresh.info.
Pasi mbajti një minutë heshtje z. Favre në gjuhën shqipe tha “Faleminderit legjendë”. Më pastaj z. Favre shkurt tha se:
“Presidenti Fadil Vokrri ishte një njeri i mrekullueshëm, tepër i dashur, një njeri këmbëngulës dhe i përkushtuar për futbollin e Kosovës dhe i Kosovës në përgjithësi. Besoj dhe shpresoj se rruga e ish-presidentit do të ndiqet dhe do të vazhdojë nga bashkëpunëtorët e tij”, deklaroi Favre. /arbresh.info/
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel