Jessica Alba është një ndër aktoret më të talentuara të gjeneratës së saj, e cila mori famë ndërkombëtare në moshën 19-vjeçare, pas pjesëmarrjes në serialin televiziv “Dark Angel”.
Aktorja ka pranuar për herë të parë se e kanë ngacmuar disa herë seksualisht gjatë karrierës së saj, në një intervistë për “CNN”.
“Oh, po. Sigurisht që më kanë ngacmuar. Gjatë gjithë rrugëtimit tim si aktore. Nuk e di. Ndoshta nuk duhet ta pranosh, por si aktore e re që rritesh në këtë industri nuk të mbetet gjë tjetër veçse ta pranosh mënyrën sesi të trajtojnë. Vetëm mendoni pak sesi jam ndjerë. Jam pjesë e industrisë që në moshën 12-vjeçare. U detyrova të mësoja shpejt sesi të shpëtoja veten, por sigurisht që kam përjetuar situata shumë të vështira. Po mësoj tre vajzat e mia sesi të kujdesen për veten dhe të mos bien pre e të tilla ngacmimeve.” – është shprehur aktorja.
NATO kap raketën balistike të Iranit që hyri në hapësirën aj...
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...