Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancen plenare në të cilën do të zhvillohet interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje dhe GP të LDK-së, në lidhje me vendimin e Qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit,
Gjatë kësaj seance po ashtu do të shqyrohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”.
Po ashut Kuvendi ben edhe shqyrtimin Projektligjit për Efiçiencë të energjisë, Projektligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, Projektligjin për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete Projektligjin për shërbime postare, Projektligjin për masat mbrojtëse në importe, Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje si dhe Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Kuvendi gjithashtu do te diskutoj për propozimin e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës si dhe formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...