Një javë e gjysmë para fillimit të sezonit të tij paraprak, Barcelona duket se do të njoftoj për marrëveshjen me Clement Lenglet dhe Arthur Melo.
Ata janë të vendosur për të paguar klauzolën e blerjes prej 35 milionë euro të mbrojtësit të Sevillas dhe Ernesto Valverde do të mirëpres atë në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri 54-vjeçar ka kërkuar blerjen e një mbrojtësi të ri verën e kaluar dhe është dashur të vendoset me Yerry Minan, i cili asnjëherë nuk arriti të shfaq besim dhe të ketë përgjegjësi për një pozitë të tillë.

Barcelona ka pasur francezin në radarin e tyre për një kohë të gjatë dhe mos pjesëmarrja e tij në radarin e Kampionatit Botëror do të thotë se ai mund t’i bashkohet skuadrës për parapërgatitje menjëherë.
Përveç Lenglet, “Blaugranët” gjithashtu pritet të nënshkruajnë me mesfushorin brazilian, Arthur Melo, pasi gjashtë muaj më parë kanë arritur marrëveshje me Gremion.
“Blaugranët” do të paguajnë 30 milionë euro, plus nëntë milionë bonuse, në mënyrë për të siguruar transferimin e tij./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...