Instituti i Prishtinës për Studime Politike sot do të mbajë diskutimin tematik “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse të BE?”.
Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, tha se pesëshja mosnjohëse të BE?, është në diskutim për shumë vite. “Në samitin e Sofjes kishte përpjekje dhe diskutim për rrugën e Ballkanit drejt BE-së. Është shumë e rëndësishme që kjo temë të diskutohet dhe për këtë sot ne organizojmë diskutimin tematik “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse të BE?””, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij në tryezën “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse të BE-së”, folës në panel do të jenë: Enver Hoxhaj Zëvendëskryeministër i Kosovës, Ilir Deda deputet në Parlamentin e Kosovës dhe Gëzim Visoka ligjërues në Universitetin e Dublinit.
Berisha vlerësoi 5 shtetet që nuk po e njohin Kosovën kanë pesë qasje. “Ka shtete si Spanja që është kategorike ndaj Kosovës, tjerat kanë bashkëpunim me Kosovën, kanë zyre në Prishtinë. Është e sigurt se edhe vitin tjetër nuk do të ketë njohje, por Kosova mund të i ofrojë këtyre shteteve ofertë për bashkëpunim”, tha ai.
Kosova duhet të punojë në shumë sfera që këto shtete që të ecin përpara dhe të njohin realitetin në Kosovë.
“Rasti i Greqisë është ai që ne kemi bashkëpunim të mirë me të, ajo nuk e ka kundërshtuar Kosovën. Spanja do të jetë problem edhe për vizat”, tha ai.
Ndryshe aktiviteti mbahet në kuadër të projektit të PIPS mbi politikën e jashtme, nga skema DSP i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)./rtklive
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...