Si të pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit, Zvicra kërkon vetëm rezultat pozitiv kundër Suedisë.
Zvicra është për herë të katërt radhazi në Kampionatin Botëror, por ata kërkojnë të vazhdojnë përtej xhiros së 1/8-së për herë të parë që nga viti 1954, shkruan portali arbresh.info.
Fitorja kundër Suedisë do t’i lejonte atyre të jenë larg vetëm një ndeshje nga faza e gjysmëfinales.
Pas një grupi shumë të vështirë, Suedia, e cila luan për herë të parë në Kampionatin Botëror që nga viti 2006, ka arritur për herë të katërt në fazën eliminuese të turneut madhështor.
Yjet shqiptarë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami pritet të jenë të gjithë pjesë e formacionit startues.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Saint Petersburg duke filluar nga ora 16:00./arbresh.info/
Formacionet e mundshme, Suedi – Zvicër
Suedia: Robin Olsen; Mikael Lustig, Victor Lindelöf, Andreas Granqvist, Ludwig Augustinsson; Viktor Claesson, Gustav Svensson, Albin Ekdal, Emil Forsberg; Marcus Berg, Ola Toivonen
Zvicra: Yann Sommer; Michael Lang, Johan Djourou, Manuel Akanji, Ricardo Rodriguez; Valon Behrami, Granit Xhaka; Xherdan Shaqiri, Blerim Dzemaili, Steven Zuber; Josip Drmic
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme