Lionel Messi ka vazhduar rekordin e tij të padëshiruar pas dështimit për të shënuar sërish në një ndeshje të raundin eliminues në Kampionatin Botëror.
Argjentina u eliminua në turneun e këtij viti pas disfatës së ngushtë me rezultat 4 me 3 ndaj Francës pasditen e sotme (e shtunë), transmeton portali arbresh.info.
Tani, superylli i Barcelonës ka vazhduar pa gola në 760 minuta, tetë ndeshje dhe në katër turne.
Kapiteni i Argjentinës në të kaluarën është pensionuar nga detyra e tij kombëtare, por u rikthye sërish në detyrë.
Megjithatë, Messi, i cili krijoi dy asistime në ndeshjen kundër gjigantin evropian, mund të ketë zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me skuadrën kombëtare./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...