Ambasadori amerikan në Estoni ka dhënë dorëheqje. Bëhet e ditur se ai ishte i frustruar për shkak të komenteve të presidentit Donald Trump në lidhje me aleatët evropianë.
James D Melville tha se komentet e Trumpit mbi NATO-n dhe BE-në e ka shtyrë atë drejt dorëheqjes, raporton revista Foreign Policy, transmeton portali arbresh.info.
Revista po e citonte një postim të bërë nga emisari.
Trump akuzon evropianët që padrejtësisht po presin nga Amerika që t’i bartë kostot e aleancës së Nato-s.
Ai ka vendosur edhe tarifa tregtare në disa industri të BE.
Diplomatë të tjerë të SHBA lanë postet e tyre në fillim të muajve të fundit:
Në janar, ambasadori i SHBA në Panama John Feeley dha dorëheqjen duke thënë se ai nuk ishte më në gjendje të shërbente nën Presidentin Trump.
Melville është një diplomat karriere dhe mori postin e tij si ambasador në Estoni në vitin 2015, pasi u propozua nga Presidenti Barack Obama./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...