Interi po vazhdon të jetë aktive në afatin kalimtar të verës.
Neroazzurrët së fundmi kanë transferuar njërin nga mesfushorët më të mirë në Serie A, Radja Nainggolan.
Por me Nainggolanin nuk do të përfundojnë transferimet e Interit.
Klubi zi kaltër po synon ta përforcojë krahun e djathtë të mbrojtjes.
Synimi kryesor mbetet mbrojtësi kroat Sime Vrsaljko që aktivizohet me Atletico Madridin.=
26-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën bardh e kuqe ku ka luajtur 29 takime e ka asistuar në pesë gola.
Interi ka gati 22 milionë euro për rikthimin e Vrsaljkos në Serie A ku më parë kishte luajtur tek Genoa e Sassuolo.
Në rast se dështon kroati, atëherë Interi do të tentoj transferimin e Alessandro Florenzit nga Roma.
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...