Mbi 10,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur në konfliktet e armatosura vitin e kaluar, ndërsa të tjerë janë përdhunuar, detyruar të shërbejnë si ushtarë ose janë marrë peng nga shkollat dhe spitalet, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.
Raporti vjetor “Fëmijët dhe Konflikti i Armatosur” po ashtu nxjerr në pah se, në vitin 2017, janë raportuar mbi 21,000 shkelje të të drejtave të fëmijëve, çfarë nënkupton një rritje të mprehtë nga një vit më parë, kur janë raportuar rreth 15,500 raste të tilla.
Në Siri, fëmijët kanë pësuar numrin më të madh të shkeljeve të të drejtave të tyre, thekson raporti. Sipas tij, krizat në Republikën e Afrikës Qendrore, në Republikën Demokratike të Kongos, në Mianmar, në Sudanin e Jugut dhe në Jemen kanë kontribuar po ashtu në rritjen e dhunës ndaj fëmijëve.
“Kur shtëpitë dhe shkollat sulmohen pa mëshirë, kur strehat e sigurta bëhen shënjestra, si mund të ikin djemtë dhe vajzat nga brutaliteti i luftës? Është e neveritshme”, tha Virgina Gamba, përfaqësuese për fëmijët e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së./tch/
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...