Nga tani e tutje në Kosovë ekziston një mundësi më shumë për t’i ndihmuar qentë në nevojë, gjë e cila do të shtojë edhe sigurinë në rrugë.
Në numrin 55553 mund të dërgoni donacion në vlerë prej një euro, ndihma këto që nuk dhurohen vetëm për qentë e Prishtinës, por për çdo qen që ka nevojë dhe strehohet.
Donacionet do të përdoren për ushqim, apo për kontrolle te veterinari për qentë që strehohen në kuadër të “Kosovo Pet Rescue”.
Në Kosovë vazhdimisht shënohen probleme me qentë endacakë, si pasojë e mungesës së përkujdesjes institucionale për ta.

Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...