Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria e ka kot me insistimin pasi ata si opozitë nuk e kanë ndërmend ta votojnë sot në lexim të parë Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Ajo në emër të VV-së ka kërkuar që të tërhiqet nga rendi i ditës së sotme Projektligji, raporton arbresh.info.
“Ne në asnjë mënyrë nuk pranojmë që sot të votohet në shqyrtim të parë. Javën e ardhshme në Kuvend do të mund të vendosim se kur mund të bëhet shqyrtimi i dytë me mundësi që kjo do të mund të ndodhte para pushimeve. Kjo çështje të hiqet nga rendi i ditës”, ka thënë Haxhiu./Arbresh.info
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...