Organizatorët e Botërorit sonte u përballën me problemin e parë brenda një stadiumi, me tifozët që u përplasën gjatë fitores së Brazilit ndaj Serbisë. Sherri u zhvillua në tribunë ku ekipi amerikano-latin fitoi me rezultatin 2-0 ndaj rivalëve të tyre, duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë.

Tifozët brazilianë dhe ata serbë filluan të shkëmbejnë grushte, teksa rojet e stadiumit u futën menjëherë duke i ndarë. Gjatë përleshjeve, raportohet se mbeti e plagosur edhe një tifoze femër, që u gjend aty pranë. Ajo u shfaq duke qarë pasi ishte goditur nga një tifoz që mbante veshur uniformën e Brazilit. Është e paqartë se çfarë e shkaktoi këtë konflikt, në një ndeshje që pati vetëm një protagonist: Brazilin.

Përpara fillimit të Botërorit ekzistonte frika se turneu do të shoqërohej nga akte dhune. Por në këto dy javë, nuk ka patur raportime për ndonjë incident të rëndë, ndërsa tifozët po shijojnë atmosferën e krijuar. Ky edicion mund të konsiderohet si më argëtuesi, ku vetëm një ndeshje ka përfunduar pa gola dhe janë shënuar një sërë rezultatesh të papritura. Kjo atmosferë është pasqyruar edhe në mesin e tifozëve që kanë festuar me njëri tjetrin, pa shkaktuar probleme.

Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë