Brazili ka eliminuar Serbinë nga turneu madhështor në Rusi me takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Kampioni i pesëfishtë i botës ka realizuar fitore me rezultat 2 me 0 në takimin e xhiros së tretë në kuadër të grupeve të zhvilluar kundër kombëtares serbe në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, shkruan portali arbresh.info.
Anësori Paulinho realizoi në formë mjaftë të bukur golin e epërsisë në minutën e 36′ të pjesës së parë pas një super asistimi nga distanca që erdhi nga bashkëlojtari i tij te Barcelona, Philippe Coutinho.
Thiago Silva ishte autori i golit të dytë duke shkatërruar kështu shpresat e skuadrës së trajnerit serb Mladen Krstajic për ndonjë befasi që të vazhdojnë tutje në raundin tjetër.
Silva realizoi me kokë në minutën e 68′ të pjesës së dytë pas asistimit nga Neymar.
Kombëtarja nga Amerika e Jugut humbi yllin në mbrojtje – Marcelon, i cili u detyrua të largohet nga fusha si pasojë e lëndimit pas vetëm nëntë minuta lojë në stadiumin Spartak.
Brazili përfundon fazën e grupeve si një lider i Grupit E, i ndjekur nga Zvicra e shqiptarëve që vazhdon tutje në xhiron e 1/16-së./arbresh.info/
Shikoni dy golat:
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...