Me siguri disa herë ju ka ndodhur – nuk mund të përmbaheni sepse ju duhet të shkoni në tualet, ndërkaq në afërsi nuk ekziston asnjë dhe ju filloni të kërceni, të fishkëlleni…
Përse në situata të tilla nuk qetësohemi?
Kur fshikëza na është e mbushur nuk ndihemi këndshëm dhe urgjentisht kemi nevojë ta zbrazim. Mirëpo, nuk jemi gjithmonë në situatë të volitshme për këtë gjë, transmeton Telegrafi.
Konflikti midis nevojës së tillë, të cilin e regjistron truri si dëshirë për aksionin e caktuar, dhe njohuria që rrethanat nuk janë në anën tonë dhe që nuk mund të bëjnë asgjë, shkakton një sërë lëvizjesh të ndryshme ritmike.
Në situata të tilla fillojmë të lëvizim, kërcejmë, këndojmë me zë të ulët, fishkëllejmë, qesim këmbët njërën mbi tjetrën… shpesh edhe në mënyrë të pavetëdijshme.
Mirëpo, me sjellje të tillë nuk do t’i ndihmojmë vetes – qetësia dhe gjakftohtësia vërtet do të na ndihmojnë që të qëndrojmë derisa të arrijmë deri te tualeti më i afërt. /Telegrafi/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...