Sinisa Mihajlovic shkarkohet nga detyra e trajnerit te Sportingut të Lisbonës.
Në fakt, në pamje të parë duket një lajm normal, por nuk është i tillë, sepse tekniku serb, që ma parë ka drejtuar në Serinë A skuadra me peshë si Bologna, Samdporia, Milan e Torino, kishte vetëm një javë ishte emëruar në këtë post.
Mihajlovic firmosi me ish-presidentin Bruno de Carvalho kontratë 3-vjeçare, ndërsa bordi drejtues, që kryesohet nga José de Sousa Cintra, pas largimit të presidentit, ka vendosur ta rrëzojë emërimin e serbit trajner.
Mihajlovic nuk shihet si njeriu i duhur, ndaj në orët në vazhdim do të zyrtarizohet divorci i parakohshëm.
Sipas mediave portugeze, Sportingu ka të drejtë ta anulojë kontratën, sepse Mihajlovic nuk e ka nisur ende punën dhe është në një priudhë 15-ditore në provë, transmeton “SS”.
Një precedent i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2004 me Luigi Delnerin, që firmosi me Porton, duke zëvendësuar Mourinhon, por dy muaj më pas, ende pa nisur sezoni i ri, u shkarkua për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit. Por në atë rast italiani e çoi çështjen në FIFA, duke përfituar 600 mijë euro dëmshpërblim.
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...