Komisioni Evropian gjatë kësaj jave pritet ta japë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas Qeverisë së Kosovës dhe njohësve të integrimeve raporti i KE-së do të jetë pozitiv, megjithatë ata thonë se deri te vendimi për heqjen e vizave mund të shkojnë edhe gjashtë muaj të tjerë, shkruan më tutje “Zëri”.
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli gjatë javës së kaluar ka bërë të ditur që Komisioni Evropian më 28 qershor të këtij viti do të tregojë nëse Kosova ka përmbushur kriteret e fundit për liberalizimin e vizave.
Ndërsa zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të publikohet ky raport.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi