Me ëmbëlsirë nxënësit i dhanë lamtumirën mësueses në ditën e fundit të mësimit në shkollën “Dardania” në Prishtinë.
Mësimit fund të hënën i dhanë edhe nxënësit e shkollës “Qamil Batalli” në kryeqytet ndonëse sipas kalendarit shkollor të Ministrisë së Arsimit, institucionet në pushim do të duhej të shkonin më 20 qershor.
Por jo në të gjitha shkollat e kryeqytetit mësimi përfundon me 25 të këtij muaji.
Shkolla “Xhemajl Mustafa” procesin mësimor e kryen tek të enjten më 28 qershor. Kjo pasi ky institucion ishte qendër testimi në testin e arritshmërisë dhe atë të maturës për ç’shkak mësim nuk u mbajt tre ditë.
Kjo zgjatje e mësimit ka nxitur ankesat e prindërve.
E natyrisht nxënësve mbajtja e mësimit edhe për tre ditë të tjera nuk po u pëlqen.
Përveç ‘Xhemajl Mustafës” edhe shkollat tjera të vendit që ishin qendra testimi do të kenë mësim deri më 28 qershor porse mësimi për këto institucione është duke u zhvilluar me orar të shkurtuar.
Ministria e Arsimit me datë 4 të këtij muaji kishte marrë vendim dhe kishte njoftuar të gjitha drejtoritë rajonale të arsimit për kompensimin e mësimit të humbur për mbajtje të testeve.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...