Pjesëmarrja në konkursin e famshëm të talenteve ‘’Amici’’ do të ishte veçse hapi i parë që do i nevojitej balerinës së njohur Klaudia Pepa për të ndërtuar një karrierë të suksseshme në Itali.
Edhe pse në një moshë fare të re, vetëm 25-vjeç, ajo ka arritur të shndërrohet në një prej emrave të preferuar të televizioneve prestigjioze italiane, të hapë shkollën e saj të baletit dhe të ketë vëmendjen e shtypit rozë, si brenda dhe jashtë vendit. E duke u ndalur tek ky i fundit nuk mundt ta mohojmë që Klaudia është bërë shpeshherë pre e portaleve dhe mediumeve të saj, edhe për shkak të fotografive provokuese që në shumicën e rasteve nuk i kanë lënë vend imagjinatës.
E kështu ka ndodhur edhe sot, ish-prima balerina e njohur e ‘’Tv Klan’’ ka zgjedhur sërish të provokojë me një video në kuzhinën e shtëpisë, e mbështjellë vetëm me peshqir. Nuk do t’ju tregojmë se ç’ka gatuar balerina simpatike, pasi në të vërtetë ka bërë një kërcim goxha provokues e në një moment pakujdesie, ose jo, asaj i ka rënë peshqiri duke treguar kështu shpinën dhe një pjesë të së pasmeve. Nuk e dimë nëse është aksidentale apo e stisur, por pas kësaj Klaudia ia ka dalë sërish të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Për më tepër shikoni vetë:
https://www.instagram.com/p/BkZtguYnBoz/?taken-by=klaudiapepa
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...