Nëna e një fëmije, që kishte dhimbje të mëdha gjoksi si pasojë e problemeve me qarkullimin e gjakut, është trajtuar në dyshemenë e spitalit, ku vazhdimisht e shkelnin infermieret.
Sophie Brown që ishte dërguar në Basildon University Hospital në Essex të Anglisë, iu desh të priste ulur për pesë orë e gjysmë, pasi nuk kishte asnjë shtrat të zbrazët, transmeton Daily Mail.
Ajo pretendon se infermieret ia afruan aparatin e transfuzionit dhe ia kontrollonin gjakun në sallën e pritjes, gjë që e la atë me ‘mungesë të dinjitetit’. Por, zyrtarë të spitalit e mbrojtën rastin, duke thënë se ‘jo secilit pacient i nevojitet një shtrat’.
“Ndjenja ulur në një karrige të fortë për disa orë, andaj nisa të kem marramendje. Kisha dhimbje dhe nuk doja të rrezikoja që të humb vetëdijen dhe të bie, ndaj e mora një batanije nga torba dhe u shtriva në dysheme”, ka thënë pacientja Brown.
Derisa ajo është ankuar se gjatë tërë kohës e kanë shkelë infermieret, ende nuk i është bërë ndonjë kërkim falje nga spitali.

Raporti 24-orësh i Policisë: 1,942 tiketa dhe 18 aksidente m...
2 milionë dollar për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Ho...
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit