Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka shkarkuar sot kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës(IPK), Hilmi Mehmeti. Sipas informatave të Arbresh.info ministri shumë shpejt pritet ta bëjë publike vendimin për shkarkimin e Mehmetit.
Gjatë muajit shkurt ish – ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, kishte suspenduar kryeshefin Mehmeti, pasi i njëjti ishte duke u hetuar për dyshimet për punësim të kushëririt të tij në këtë institucion, raporton Arbresh.info.
Edhe përkundër asaj se Gjykata kishte dal me vendim se Mehmeti është i pafajshëm në këtë rast, ministri Bejtush Gashi sot ka vendosur ta shkarkoj./Arbresh.info.
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...